Telegrafi

Selimi fton PAN-in që të vijë në seancë, thotë se nuk kanë kohë për të humbur

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet, dhe se qytetarët e kanë përcaktuar ndryshimin me votën e tyre dhe ky ndryshim tash po shihet nga kush po bllokohet.

Selimi u ka bërë thirrje kolegëve deputetë nga koalicioni PAN, që të vijnë në seancë konstituive.

“Kolegët tanë deputet duhet të vijnë në seancë. Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi para për të humbur, kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Selimi.
Ai ka porositur që të mos bllokohet themelimi i institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/