Telegrafi

Selim Pacolli do të kujdeset për celebrimin e Bleros dhe Afronës në dasmën e tyre

Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator.

Dyshja janë në organizim e sipër të dasmës së tyre, e cila do të mbahet në një nga resortet më luksoze të Shëngjinit.

Në dasmë do të jenë shumë të ftuar VIP nga fusha të ndryshe si: sporti, arti e politika.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, për celebrimin e çiftit do të kujdeset një emër mjaft i njohur.

Telegrafi nga burime të sigurta mëson se bëhet fjalë për nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacolli, i cili do të jetë atje për të kurorëzuar dashurinë mes çiftit.

Foto: Selim Pacolli/Instagram

Pacolli është një emër mjaft i njohur në politikën kosovare, teksa në dasmën e Bleros dhe Afronës do të jetë i ftuar me këtë mision të veçantë. /Telegrafi/