Site icon Telegrafi

Selfie dhe postimi i fotografive në TikTok i “tradhtoi” çeçenët e Kadyrovit, ukrainasit i lokalizuan dhe sulmuan – vranë 40 prej tyre

Portali ukrainas Ukrinform ka njoftuar se ekzistojnë raporte se ushtria ukrainase ka shkatërruar grupin çeçen të Ramzan Kadyrovit, që njihet si njeri besnik i presidentit rus Vladimir Putin

Më herët ishte raportuar për shkuarjen e tyre në Kherson, e sipas korrespondentit të Ukrinform, duke u thirrur në deklaratën e Sergi Hlan, ish-zyrtarin lokal të rajonit të Khersonit, në sulmin e ukrainasve mbi bazën e çeçenëve të Kadyrovit në lindje të lumit Dnipro, janë vrarë 40 prej tyre dhe mbi 60 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

“Nuk kanë mundur të përmbahen duke mos bërë selfie dhe të postojnë në rrjetet sociale. Falë TikTokut kemi zbuluar lokacionin e tyre. Thjesht na është dashur të sulmojnë bazën e tyre”, citon Ukrinform deklaratën e Hlanit.

Në një bisedë për Freedom TV, Hlan ka theksuar se çeçenët kishin kaluar në lindje të lumit Dnipro, ishin stacionuar në një objekt, por nuk i kishin bërë ballë aparatit dhe postimit të fotografive.

E pikërisht këto fotografi të postuara u ndihmuan ukrainase që t’i lokalizojnë dhe t’i godasin. Madje shumë video të postuara në rrjetet sociale, shfaq disa çeçenë të kapur nga ushtria ukrainase. /Telegrafi/

 

Exit mobile version