Telegrafi

Selena provoi një filtër në TikTok të frymëzuar nga Bella Hadid: Do të doja të isha kaq e bukur

(Foto: Corbis/Screenshot/Twitter)

Selena Gomez e ka provuar një filtër të frymëzuar nga Bella Hadid në TikTok dhe shtoi se do të donte të ishte aq e bukur.

Këngëtarja dhe aktorja e aktivizoi filtrin që i ndryshoi fytyrën dhe tha: “Emri im është – emri im është Bella Hadid”.

Në fund të klipit, 30-vjeçarja ka theksuar: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”.

Një tjetër xhirim shfaqet Selena pa filtër dhe thotë se kësaj radhe është vet ajo: “Unë quhem Selena Gomez. Shihni, kjo nuk tingëllon as seksi”.

Lexo po ashtu Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe makijazh

Zeshkanet e suksesshme dhe të bukura kanë më shumë të përbashkëta, sepse të dyja ishin në një lidhje me muzikantin The Weeknd në të kaluarën

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaje, ishte në një lidhje me Hadid nga prilli 2015 deri në nëntor 2016. Më pas ai ishte në një lidhje me Gomez që nga janari 2017. Ai u rikthye me Bellan pas ndarjes nga Selena, por lidhja me modelen përfundoi sërish. /Telegrafi/