Çmimet Golden Globe 2024 sollën shumë ‘memes’ dhe momente që duhen parë.
Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Selena Gomez duket se po fliste me Taylor Swift për Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner.
Përdoruesit e internetit vunë në dukje se Gomez dukej se u tha që Chalamet kishte refuzuar të bënte një foto me të.
Freeman e deshifroi bisedën në heshtje për Page Six, duke pretenduar se Gomez shkoi te Swift dhe Sperry dhe tha: “Ai nuk donte një foto me mua. Ai tha jo”.
Është e paqartë se çfarë u përgjigj këngëtarja e “Cruel Summer”, 34 vjeçe, ndërsa ajo u përkul për t’i pëshpëritur Gomez në vesh.
Megjithatë, një burim pranë këngëtares së “Calm Down” e mohon pretendimin, duke na thënë se Gomez, 31 vjeçe, nuk po fliste për çiftin e dashuruar.
Megjithëse Chalamet dhe Gomez nuk bëjnë pjesë në të njëjtin rreth shoqëror, ata luajtën së bashku në komedinë romantike të vitit 2019 “A Rainy Day in New York”.
Swift, ndërkohë, në mënyrë famëkeqe u grind me motrën e Jenner, Kim Kardashian në vitin 2016 për një tekst në këngën e Kanye West “Famous”. /Telegrafi/