Telegrafi

Sela: Taravari mundohet të kontrabandojë partinë me statusa në Facebook

Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit Qëndror të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë një deklaratë në profilin e tij në Facebook, duke shprehur se nuk është informuar për asnjë ofertë të mundshme për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Sela ka akuzuar për kontrabandimin e mesazhit të partisë nëpërmjet një statusi në Facebook, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë të Statutit të Partisë, njofton Telergafi.

“Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, poashtu jam informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset”, shkruan ai në postimin e tij në Fcebook.

Lexo po ashtu Taravari: Kërkoj nga Kuvendi i partisë të më mbështet për “ndryshimin e madh”

Sela gjithashtu theksoi se kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës dhe se vendimet për koalicionet duhet të merren në organet e përshtatshme të partisë.

Lexo po ashtu Lloga: ASH e vetme në zgjedhje

“Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët”, shtoi ai. /Telegrafi/