Kreu i Aleancës për Shqiptarët në takimin e sotëm me qytetarët e Gostivarit ka biseduar për ofertën e partisë së tij për zgjedhjet e 12 prillit.
Në pyetjen e gazetarëve nëse në këtë ofertë përfshihet edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Ziadin Sela tha se ai nuk ka të drejtën morale dhe as stature të flasë në emër të partive të tjera politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Oferta ime është e qartë, do të duhet vetëm të pranohet dhe ne nuk kemi kohë të shohim prapa, ne ecim para”, tha Sela.
Sela shtoi se më 12 prill partia e tij do të dalë fituese dhe se nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre si parti.
“Aleanca për Shqiptarët nuk është mjet në dorën e kujtdoqoftë, por është mjet i shqiptarëve për ta arritur ndryshimin, fitoren, perspektivën, barazinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Sela./Telegrafi/