Telegrafi

Sela ju bën thirrje Lëvizjes Besa dhe Alternativës për koalicion parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela publikisht ju bëri thirrje Lëvizjes Besa dhe Alternativës për koalicion parazgjedhor.

Sela në emisionin ‘Rruga drejt’ kërkoi që Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternative të bashkohen kundër BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Publikisht e them, Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për koalicion me Lëvizjen Besa dhe Alternativën, por jo edhe PDSH, atë do t’ia lëmë Aliut. për shkak se Aliu kërkon të bashkohemi. Le të bashkohet edhe ai. Ne do të punojmë edhe me Lëvizjen Besa edhe me Alternativën që të ndodh ky koalicion. Në ndërkohë edhe Aliu që vazhdimisht bën thirrje për bashkim, le t;i marrë Veselin dhe Menduhin që të bëjmë dy blloqe politike”, tha Sela.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme kuvendare do të mbahen më 12 prill ndërsa nga 3 janari i vitit të ardhshëm do të ketë Qeveri teknike./Telegrafi/