Policia e Kosovës, rreth orës 01:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka ndaluar veturën e tipit BMW, me targë të Kosovës me ç’ rast, pas kontrollit të detajuar që i ka bërë veturës dhe të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Në njoftim thuhet se i dyshuari R. K, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar.
Me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge. /Telegrafi/