Një aksion policor ka ndodhur në fshatin Semetishte të Suharekës, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar pesë shtëpi dhe objekte përcjellëse të pesë të dyshuarve.
Në shtëpinë e njërit prej tyre i cili është arrestuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 11.91 gram.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu dy persona janë arrestuar në Drenas, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshe prej 96.8 gram.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, njofton Telegrafi.