Site icon Telegrafi

Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se për këtë rast nuk ka persona të arrestuar.

“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani.

Exit mobile version