Site icon Telegrafi

“Sekuestrohen gjashtë gëzhoja”, Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë

Pas vrasjes së rëndë e cila ndodhi sot rreth orës 09:45 në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë, ku pas plagëve të marra ndërroi jetë në QKUK 45 vjeçari me inicialet, F.Z, policia ka dhënë detaje shtesë.

Zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës jugore, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, i cili më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës  “SHSKUK ”.

“Sot, rreth orës 09:42, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Fatime Hetemi ’ në Mitrovicë.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë  e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës ‘SHSKUK’. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i  plagosuri  viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai tha se nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale vrasje”, ka thënë ndër të tjera Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version