Telegrafi

Arrestimi i disa personave në Lipjan, policia jep detaje të aksionit

Foto: Arkiv

Tre presona janë arrestuar pasi u janë gjetur dhe sekuestruar një armë me dhjetë fishekë, dy pushka gjysmë automatike, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:45 në katër lokacione në fshatin Bujan të Lipjanit.

Tutje bëhet e ditur tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lexo po ashtu Mashtrimi me bitcoin, përfundon aksioni në rajonin e Prishtinës – njëri nga të arrestuarit zyrtar i Shërbimit Korrektues

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në katër lokacione është realizuar urdhër kontrolli,  ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me dhjetë fishekë 7.62 mm, dy pushka gjysmë automatike, dy pistoleta me gaz dhe një pushkë e gjatë gjuetie me 12 fishekë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/