Në Berlin është mbajtur takimi vjetor i Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) ku morën pjesë lider të sektorëve financiar për Evropën juglindore.
Panelist i ftuar për të përfaqësuar Kosovën ishte drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Në panel morën pjesë edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kroacisë, Boris Vujcic, ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Serbisë, Radovan Jelasity, dhe përfaqësues tjerë nga Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar të cilët diskutuan për shumë zhvillime në arenën botërore financiare.
Në delegacionin nga Kosova morën pjesë edhe Guvernatori dhe zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, përfaqësues të institucioneve bankare dhe mikrofinanciare si dhe përfaqësues të zyrës së EFSE në Kosovë. /Telegrafi/