Site icon Telegrafi

Seksi jo gjithmonë duhet të përfundojë me orgazëm

shutterstock

Gjëja më e rëndësishme është të çliroheni dhe të dini se çfarë dëshironi

Bisedoni me partnerin dhe angazhohuni në marrëdhënien tuaj.

Kur keni seks me dikë që e dëshironi, kjo, vetvetiu, do të duhej të mjaftojë të ndieni afërsi dhe përkatësi. Mirëpo, atë që shumica e mendojnë është që seksi çdo herë duhet të jetë i mrekullueshëm.

Është mirë të keni pritje të caktuara, por nuk duhet patjetër të prisni nga vetja ndonjë aksion që keni parë në filma, thonë terapistët, transmeton Telegrafi.

Nuk është me patjetër që çdo seks të përfundojë me orgazëm. Ndodh shpesh që vajzat besojnë që partnerët e tyre gjatë herës së parë me ndonjë magji të bëjnë çdo gjë ashtu siç ato gjithmonë kanë imagjinuar.

Nëse pritjet e tyre nuk plotësohen, menjëherë shfaqen dyshimet për partnerin dhe për jetën e mirë seksuale.

Lexo po ashtu Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm

– Çdo gjë kërkon durim. Le të themi, nëse jeni të gatshëm të qëndroni deri vonë për një projekt në punë disa ditë me radhë, duhet të bëni shumë përpjekje shtesë nëse dëshironi që seksi juaj të jetë i mrekullueshëm. Për aq sa investoni, mund të prisni që t’ju kthehet si kënaqësi, por është e rëndësishme të mos e rëndoni veten. Një lëshim nuk është një dështim i plotë që duhet t’ju bëjë të përfundoni marrëdhënien – thotë terapisti Crystal Woodbridge.

 

Sipas saj, seksi mund të përfundojë “në gjysmë të rrugës”, kur i sugjeroni partnerit që pjesën tjetër të mbrëmjes ta kaloni me një film, një bisedë, një shëtitje…

– Ndjenjat tuaja, përkatësia dhe afërsia janë të rëndësishme. Pjesa tjetër do të vijë lehtësisht. Nëse fantazon të bësh seks si në filmat erotikë, bëje atë. Flisni me partnerin tuaj, bini dakord. Të gjitha opsionet janë në dorën tuaj – thotë Crystal. /Telegrafi/

Exit mobile version