Site icon Telegrafi

Sekreti që fshihet pas mënyrës si Kate dhe Meghan mbajnë çantën

Mund të mendoni se një çantë është thjesht një çantë, por kur bëhet fjalë për mbretërorët, nuk është kështu

Mbretëresha e përdor çantën për të sinjalizuar stafin se është mërzitur nga biseda.

Princeshë Diana e përdorte për të fshehur dekoltenë, në mënyrë që t’u shmangej fotove të paparacëve.

Ndërsa nëse vëzhgoni me kujdes fotot e Kate-it, por edhe ato të Meghan-it, do të vini re që ato e mbajnë çantën në dorën e majtë, kur janë të pranishme në evente formale.

Kjo taktikë është pjesë e protokollit mbretëror, pasi dora e djathtë duhet të jetë e lirë në mënyrë që dukesha të takohet apo përshëndetet me njerëzit.

Ndërsa, në rastet kur gratë e familjes mbretërore nuk duan t’ia japin dorën dikujt, ato e mbajnë çantën me të dyja duart.

Kështu që, tani e tutje mund ta dalloni lehtësisht nëse Kate dëshiron apo jo ta përshëndesë dikë.

Exit mobile version