Dafina Dauti së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.
“Sekreti i 9-të” ka shkruar këngëtarja në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale duke paralajmëruar se videoklipi i saj i ri do të publikohet brenda katër ditëve, transmeton Telegrafi.
Mësohet se kënga i përket zhanrit baladë dhe është produkt i kompanisë “Elephant”.
“Bone” titullohet projekti i saj i fundit, të cilin e solli në bashkëpunim me Rapsione./Telegrafi/