Site icon Telegrafi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet sot me Putinin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të takohet sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, por sipas ekspertëve pritjet nga ky takim janë shumë të vogla, për faktin se deri më tani kanë dështuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi mes Putinit dhe Guterresit pritet të ketë për fokus qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku pavarësisht se është shpallur fitorja nga forcat ruse – ata po dështojnë ta marrin nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Refuzoi të dënojë veprimet e Putinit dhe pushtimin rus në Ukrainë, fillojnë procedurat e largimit të Gerhard Schroderit nga partia gjermane SPD

Forcat ukrainase kanë njoftuar se Rusia po vazhdon bllokimin e disa luftëtarëve ukrainas të batalionit Azov, brenda kësaj fabrike.

Madje Ukraina i ka kërkuar Guterresit, të garantoj hapjen e korridorit humanitar për të evakuuar civilët që gjenden brenda Azovstalit. /Telegrafi/

Exit mobile version