Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqit sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Në një prononcim për medie pas daljes nga SPAK, Agaçi theksoi se kjo nuk duhet të krijojë lajm, pasi të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.
“Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se tashmë ky nuk duhet të krijojë një lajm. Të gjithë ne duhet të jemi në dispozicion dhe në funksion të organeve të drejtësisë”, tha ai për mediet. /Telegrafi/