Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga përplasja e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se nuk ka folur me Volodymyr Zelenskyn që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me Donald Trump.

Rubio i bëri këto komente gjatë një interviste për ABC News, përcjell Telegrafi.

Të premten, vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë përfundoi para kohe pas një përplasjeje me Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale.

Takimi përfundoi në një kthim të tensionuar, i cili filloi me Vance duke i thënë Zelenskyt: “Mendoj se është mungesë respekti për ju të vini në Zyrën Ovale për të provuar ta diskutoni këtë para mediave amerikane”.

Ndërsa presidenti ukrainas u përpoq të kundërshtonte, Trump ngriti zërin dhe i tha: “Ti po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore dhe kjo që po bën është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend që të ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz thonë se duhet të kishte mbështetur”.

Pas kësaj, Zelensky ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar një marrëveshje të paralajmëruar për mineralet dhe pas zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version