Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i mbrojtjes “i sfidon” propozimet e paqes të Putinit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është në gjendje t’i tregojë Ukrainës se çfarë duhet të bëjë për të arritur paqen.

Kjo deklaratë vjen pasi Putini tha se Rusia do të ishte gati për bisedime paqeje “nesër” nëse Ukraina do të pranonte kërkesat e tij.

Bëhet e ditur se te kërkesat e tij përfshihet tërheqja e menjëhershme e trupave ukrainase nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Gjithashtu, presidenti rus kërkon që Ukraina të heqë dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Austin argumentoi se Putini mund t’i japë fund luftës sot nëse dëshiron dhe i bëri thirrje presidentit rus që të tërheqë trupat e tij nga territori ukrainas.

“Ai nuk është në asnjë pozicion për ta mësuar Ukrainën se çfarë duhet të bëjë për të sjellë paqen”, tha Austin në selinë e NATO-s në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version