Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dëshiron ta shohë Rusinë duke u dobësuar

Kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, tha sot se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të dobësuar në atë shkallë, sa të mos mundet më të bëjë gjëra që i ka bërë siç është fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, gjithashtu theksoi gjatë konferencës për media së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se beson që Ukraina do të fitojë me përkrahjen e duhur, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këshilltari i presidentit ukrainas shpërndau videon që rusët ia dërguan të ëmës së ushtarit të ukrainas të zënë rob

Ai këto komente i bëri gjatë udhëtimit të tij në Kiev, ku me të parin e këtij vendi diskutuan për situatën në Ukrainë dhe hapat e mëtutjeshëm, që duhet ndërmarrë për të ndalur agresionin rus.

Madje në këtë vizitë zyrtarët amerikanë zbuluan se Washingtoni ka miratuar një pako tjetër të ndihmës ushtarake prej 700 milionë dollarë, ku pothuajse gjysma e tyre janë të dedikuara enkas për Ukrainën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version