Site icon Telegrafi

Sejdiu: Serbia do ta zhvillojë bujqësinë në Kosovë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se është pikërisht Serbia ajo e cila do të zhvillojë bujqësinë dhe industrinë tonë të përpunimit të ushqimit.

“Diçka për qeverinë PANSrpska.

Kosova sot importet kryesore të produkteve ushqimore I ka nga Serbia, dhe këta po thonë, që është pikërisht Serbia ajo e cila do të zhvillojë bujqësinë dhe industrinë tonë të përpunimit të ushqimit.

Pra, Lista Serbe di t’i lë të papunë fermerët në Serbi, për t’i punësuar fermerët në Kosovë” (sic.), ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version