Telegrafi

Seedorf mbështet transferimin e Mbappes te Real Madridi

Ish-mesfushori i Real Madridit, Clarence Seedorf ka mbështetur sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, për një lëvizje te gjiganti spanjoll.

Legjenda holandeze foli gjithashtu për pyetje të tjera kyçe në lidhje me Kupën e Botës përpara shortit të së premtes në një intervistë me Radio Marca.

Megjithatë, mediumi spanjoll vëmendjen e veçantë i dha temës rreth Mbappes, i cili është në viti e fundit të kontratës me PSG-në dhe po lidhet me Los Blancos.

Lexo po ashtu Mbappe paralajmëron presidentin e Real Madridit, Florentino Perez – Shkak bëhet Haalandi

“Mbappe do të përshtatej në Real Madrid sepse të gjithë lojtarët e mëdhenj përshtaten në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Seedorf.

Seedorf shprehu besimin e tij se nuk ka asnjë favorit të qartë për Kupën e Botës të këtij viti.

“Shumë ekipe janë të barabarta. Ka shumë skuadra që mund të fitojnë Kupën e Botës, por shumëçka mund të ndodh para fillimit të turneut dhe gjërat mund të ndryshojnë nga këtu deri në dhjetor”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/