Telegrafi

Secila urë që të shpie në qytetin kyç të Severodonetsk është shkatërruar, thotë guvernatori ukrainas

Të gjitha urat drejt qytetit të sulmuar ukrainas të Severodonetsk tani janë shkatërruar, thotë guvernatori lokal.

Duke qenë se qyteti tani është bllokuar, Serhiy Haidai thotë se dërgimi i furnizimeve dhe evakuimi i civilëve tani është i pamundur, transmeton Telegrafi.

Luftimet e ashpra po zhvillohen në qytetin lindor ku zyrtarët ukrainas thanë se artileria ruse kishte dëbuar forcat e saj nga qendra.

Për javë të tëra, uzurpimi i Severodonetsk ka qenë një objektiv kryesor ushtarak për Rusinë.

Marrja nën kontroll e Severodonetsk dhe qytetit të afërt Lysychansk do t’i jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit Luhansk, shumica e të cilit tashmë kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Të tre urat në Severodonetsk u shkatërruan, tha Haidai në Telegram. Ata banorë që kanë mbetur në qytet u detyruan të mbijetojnë në “kushte jashtëzakonisht të vështira”, shtoi ai.

Ish-ushtari britanik, Jordan Gatley është ndër ata që është vrarë gjatë luftimeve për të mbrojtur qytetin, konfirmoi familja e tij të dielën.

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e përshkroi koston njerëzore të betejës për qytetin si “të tmerrshme”. Trupat ukrainase, tha ai, kishin luftuar forcat ruse për “fjalë për fjalë çdo metër”.

Raportet sugjerojnë se rreth 70 për qind e qytetit është tani nën kontrollin rus. /Telegrafi/