Site icon Telegrafi

Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve shtyhet për 16 shkurt

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, e planifikuar për të enjten, më 11 shkurt është shtyrë për datën 16, në ora 11:00.

Në njoftimin për media të Gjykatës Speciale thuhet se konferenca për ecurinë e çështjes të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 11:00.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj.

“Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë.

Kjo është dëshmi tjetër që largimi i tyre nga skena politike në emër të drejtësisë ishte dhe mbetet tërësisht i sinkronizuar”, shkruan Behramaj në Facebook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version