Telegrafi

Se ushtarët finlandezë janë ‘të çmendur’ e tregojnë më së miri këto luftime në Ukrainë, njëri tregon se u qëllua me snajper por kolegu i tij pati reagim epik

Një video dramatike e shpërndarë në Twitter tregon më së miri guximin që kanë ushtarët finlandezë në fushëbetejë.

Ushtarët vullnetarë finlandezë Jaeger në këtë video po luftonin në Ukrainë kundër ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Pamjet tregonin për së afërti luftimet që po i bënin ata me forcat ruse. Njëri prej tyre po xhironte, kur një tjetër filloi të bërtiste dhe të kërkonte ndihmë pasi u godit.

Në një tjetër moment ushtari finlandez tha se ishte goditur me snajper apo diçka tjetër në mburojën e tij, derisa reagimi i kolegut të tij ishte epik.

“Jam goditur tashmë, jam goditur me snajper apo diçka të tillë në mburojë”, tha ushtari i lënduar. “Bukur”, iu përgjigj kolegu i tij i cili po xhironte aksionin.

Ushtari që filmoi aksionin gjithashtu tha se vetura e tij ishte shkatërruar nga sulmet për të cilën nuk e kishte paguar ende kredinë e automjetit. /Telegrafi/