Këngëtaret e njohura të skenës Adelina dhe Zanfina Ismaili janë shumë të pëlqyera dhe të dashur nga publiku shqiptar.
Jo më pak vëmendje shpesh herë ka zënë edhe motra e tyre, Ema Ismaili, e cila ndonëse ‘e tejdukshme’ në skenë, ajo gjendet gjithnjë pranë motrave të saj, në çdo hap të karrierës.
Adelina, ka qenë ajo e cila së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar: “E & A më keni bërë njeriun më të lumtur në botë…”, fjali kjo çka përfshinte dy inicialet e motrës dhe të fejuarit të saj, duke çuar në dyshimin se së shpejti do të martohen.
E kontaktuar nga Telegrafi, motra e këngëtareve, bukuroshja Ema ka pohuar se brenda këtij viti do të martohet, por jo në këtë muaj.
“Është e vërtet që do martohem. Nuk kemi caktuar ende datë, por në tetor do të jetë dasma”, ka thënë Ema Ismaili për Telegrafin.
Ndryshe, përkundër faktit që nuk ka qenë e pranishme në skenë, Ema ka krijuar simpatizuesit e saj, ndërsa në pamje dhe linja trupore, mund të thuhet lirshëm se është më e bukura e motrave Ismaili. /Telegrafi/