Telegrafi

Së shpejti projekti i ri nga Lyrical Son dhe MC Kresha

Lyrical Son dhe MC Kresha janë gati për lansimin e madh të tyre të verës.

Dyshja që njihen ndryshe si “specialistët” kanë përfunduar klipin e këngës së re.

Një pjesë të klipit reperët e kanë publikuar në rrjetet sociale teksa vazhdojnë me performancat e tyre të verës.

“Mafia shqip a mafia hit”, janë disa prej fjalëve që u zbuluan nga reperët për adhuruesit e tyre të cilët ka kohë që presion projekte të reja.

Lyrical Son pati një fillim vere të suksesshme me këngën “Princess Diana” në bashkëpunim me Ledrin që u bë një hit i madh.

PINT ka kohë që kishin paralajmëruar projektin “United States of Albania”, por nuk ka detaje për albumin që ka kohë që ishte pritur të lansohej. /Telegrafi/