Site icon Telegrafi

Së shpejti në kinema “Zlatan, the movie”

Flitet prej vitesh për një film mbi jetën e Zlatan Ibrahimovic. Tani kjo ide mund të kthehet në realitet. Nëse shkon gjithçka mirë tifozët e Ibras, në një të ardhme të afërt, do të mund të shikojnë në kinema “Zlatan, thë movie”.

Nga ana tjetër Ibrahimovic ka një kontratë me kompaninë kinematografike “Universal”. “Po diskutojmë. Më pas në fund vendos unë. Gjithçka duhet bërë në mënyrën e duhur, nëse duhet të bëjmë një film”, ka thënë Zlatan nga grumbullimi në Stokholm me kombëtaren suedeze.

“Do të ishte bukur. Por, siç kam thënë, gjithçka duhet të jetë në rregull nëse do ta bëjmë këtë. Të diskutojmë, më pas të shohim”, ka thënë suedezi. Zlatan ka folur edhe për rekordin e tij të golave me PSG-në të thyer fundjavën e kaluar, kur ka kaluar 109 realizimet e Pauletas.

“Më vjen mirë, është fantastike. Është hera e parë që qëndroj te një klub për më shumë se tre vite dhe është bukur të thyesh rekordin e një lojtari që ka luajtur atje për gjashtë ose shtatë sezone. Shpresoj që të jetë me të vërtetë e vështirë të thyhet nga të tjerë në të ardhmen”, ka thënë Ibra.

Tani ai është i përqendruar te Suedia, që të premten do të sfidojë Lihtenshtejnin dhe të hënën Moldavinë, për të prerë biletën për në Euro 2016-të, ose të paktën për të siguruar një vend në fazën “playoff”. Ibra nuk mendon të largohet nga kombëtarja ku mban shiritin e kapitenit. “Jo, është shumë herët. Jam këtu për ta çuar Suedinë në Europianin që do të luhet në Francë dhe mendoj vetëm për këtë. Mund t’ia dalim akoma. Lojërat Olimpike? Jo, tani mendoj vetëm për Europainin, është më i rëndësishëm”. /Telegrafi/Telesport/

Exit mobile version