Telegrafi

Së shpejti “Kijamet” nga Skivi dhe Gena

Së shpejti pritet të publikohet projekti më i ri nga hip hop ylli, Skivi dhe Gena.

Reperi dhe ylli i muzikës pop folk ka kohë që kanë përfunduar bashkëpunimin e tyre.

Projekti titullohet “Kijamet” dhe tashmë është realizuar edhe me videoklip.

Kënga është përfunduar nga studio BigDeal Records, kurse edhe klipi ekstravagant ështënë fazën finale.

Ky është projekti i ri nga Skivi, i cili vjen me një bashkëpunim të ri, jashtë Babastars.

Gena në anën tjetër para pak kohësh publikoi një duet me këngëtaren Greta Koçi.

Mbetet të shihet çka do të sjellin dy këngëtarët, por pritejt nga publiku tashmë janë të mëdha. /Telegrafi/