Telegrafi

Se sa e rëndë është gjendja e civilëve në Ukrainë e tregojnë këto pamje – ato nuk kanë nevojë për koment!

Më herët ishte raportuar se civilë të shumtë po largoheshin nga qyteti Irpin, në veri-perëndim të Kievit, për t’i shpëtuar bombardimeve të tmerrshme ruse.

Dhe tani raportohet se të paktën tre persona janë vrarë nga predhat ruse që synonin një urë të dëmtuar që banorët e kishin përdorur për të tentuar të shpëtonin, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë.

Mediat thonë se grupe të vogla po vraponin në një pjesë të rrugës së ekspozuar dhe po ndihmoheshin nga ushtarët ukrainas për të arritur në ndonjë strehë.

Videoja më poshtë tregon njerëzit që përpiqen t’i shpëtojnë Irpin më herët sot dhe pamjet janë tepër prekëse. /Telegrafi/