Disa imazhe të publikuara gjerësisht në rrjet tregojnë qytetin Bakhmut të Ukrainës të shkatërruar nga bombardimet ruse.
Në qytetin Bakhmut që gjendet në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra ku forcat ruse kanë tentuar prej muajsh për ta uzurpuar.
Bakhmut thuhet se është i rrethuar nga të tri anët duke e lënë vetëm një rrugë ende të qasshme për forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.
Një imazh që u publikua nga llogaria Ukraine.ua në Twitter tregon se si një zonë afër Bakhmutit është e bërë me plot gropa për shkak të luftimeve.
Satellite image depicting the field near Bakhmut, which the Russian army turned into a sieve in 6 months, shows the brutal and harsh reality the city and its people live in today.
Photos: MAXAR pic.twitter.com/PVIp8Ss1UF
— Ukraine.ua (@ukraine_ua) March 10, 2023
Në këtë fotografi janë dy imazhe një që e tregon atë se si ka qenë para rreth gjashtë muajve (gusht 2022) dhe tjetra në janar të vitit 2023.
Gjithashtu disa imazhe satelitore të Bakhmutit tregojnë shkatërrimin që iu është shkaktuar qytetit gjatë luftimeve të pandërprera.
Nga toka e djegur e qytetit të rrethuar në rajonin e Donetskut mund të shihen shtëllunga tymi.
Këto imazhe me rezolucion të lartë u mblodhën nga Maxar Technologies, një firmë e teknologjisë hapësinore me bazë në Kolorado, SHBA, më 6 mars. /Telegrafi/