Të paktën 79 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus.
Gjithashtu është bërë e ditur se 100 fëmijë të tjerë janë plagosur, tha të shtunën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shumica e viktimave ishin nga rajonet Kiev, Kharkiv, Donetsk, Sumy, Kherson dhe Zhytomyr.
Numri nuk është përfundimtar sepse luftimet e vazhdueshme po i pengojnë hetuesit të arrijnë në disa prej vendngjarjeve, tha prokuroria.
Më shumë se 280 institucione arsimore janë dëmtuar rëndë në të gjithë vendin, me nëntë të shkatërruara plotësisht, raportojnë mediat lokale. /Telegrafi/