Site icon Telegrafi

Së paku 17 persona të plagosur në sulmin ajror në spitalin e fëmijëve në Mariupol

Së paku 17 persona janë plagosur pasi një sulm ajror rus goditi një spital të fëmijëve dhe maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol, tha guvernatori i rajonit të Donetskut të Ukrainës.

Disa nga të plagosurit përfshinin gra në lindje, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet shkatërruese të bombardimit të spitalit të fëmijëve në Mariupol

Ai akuzoi Rusinë për kryerjen e sulmit gjatë një periudhe armëpushimi të rënë dakord që kishte për qëllim të lejonte evakuimin e civilëve nga qyteti jugor i rrethuar.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një “operacion special” në Ukrainë.

Ndryshe, presidenti dhe kryeministri ukrainas kanë publikuar pamjet e para të shkatërrimit total të spitalit. /Telegrafi/

Exit mobile version