Gjirafa e njohur si April, që jeton në një kopsht të vogël zoologjik në New York, e ka sjellë në jetë gjirafën e pestë.
Për kafshën 17-vjeçare, që nuk pritej se do të mbarset më, ka pasur interesim shumë të madhe dhe më se 300 mijë shikues, kanë pritur momentin e duhur, transmeton Telegrafi.
“Kaluam 15 muaj, duke pritur këtë moment, që për fat të mirë përfundoi me sukses. Numri i gjirafave po bie, andaj çdo këlysh ka rrëndësi” thuhet në raportin e mirëmbajtësve të kopshtit.
Gjatë vitit 2017, April ishte bërë lajm kur e solli në jetë Tajiri That, të voglin e katërt me të njëjtin partner.
Ende nuk është caktuar emri, për gjirafën e vogël të gjinisë mashkullore, që po rritet shëndetshëm. /Telegrafi/