Telegrafi

Sczcesny te Juve, e kryer?

Buffon e Szczesny

Sipas medieve italiane, Arsenali ka pranuar një ofertë prej 14 milionë eurosh nga Juventusi për Wojciech Szczesny.

Portieri polak ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Roma, por Giallorossët nuk kanë klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tyre.

Lexo po ashtu Wojciech Szczesny drejt Juventusit

Zërat kanë qenë në rritje në ditët e fundit që Juve janë të prirur për ta sjellë atë në Torino si një rezervistë- dhe zëvendësim eventual – për Gianluigi Buffonin.

Gazetari i mediumit Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, raporton se një marrëveshje është arritur, ndërsa Zonja e Vjetër do të paguaj 14 milionë euro plus dy milionë euro bonuse për reprezentuesin polakë.

Lexo po ashtu Allegri kërkon revolucion dhe katër blerje, ose kalon te gjiganti evropian

Besohet se Szczesny ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me vlerë katër milionë euro për sezon, i cili do të rritet në 4.5 milionë euro në vitin e fundit.

Di Marzio beson gjithashtu se Juventusi dëshiron të nënshkruajë edhe me njërin nga Douglas Costa ose Angel Di Maria këtë verë. /Telegrafi/