Site icon Telegrafi

Schweinsteiger befason të gjithë me skuadrën e re

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger pritet të largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit nga Manchester United.

Pasi nuk është preferuar nga trajneri Jose Mourinho, gjermani është duke u larguar nga ‘Old Traford’.

E ardhmja e tij ka befasuar të gjithë, pasi Schweinsteiger duket se do ta vazhdoi karrierën në Turqi.

Mediat gjermane kanë shkruar se 32-vjeçari është në bisedimet përfundimtare me Fenerbahçen.

Ish-anëtari i Bayernit pritet të nënshkruarjë një kontratë dy vjeçare me gjigantin turk nga e cila do të fitoië gjashtë milionë euro pagë vjetore.

Interesim për ish-reprezentuesin e Gjermanisë ka shprehur edhe skuadra e njohur amerikane Los Angeles Galaxy. /Telegrafi/

Exit mobile version