Aktori me renome botërore, Arnold Schwarzenegger, ka qenë i zënë kohët e fundit me filmin “Maggie” dhe “Terminator Genisys”, por ai tashmë ka marrë edhe një rol tjetër në një film të ri.
Sipas Deadline, aktori ka marrë një rol në filmin e quajtur “478”, të shkruar nga shkrimtari spanjoll Javier Gullon.
Schwarzenegger do të luajë në rolin e një njeriu i cili kërkon hakmarrje për gabimin e një kontrolluesi të trafikut ajror, i cili, siç transmeton Koha.net, çoi në rrëzimin e aeroplanit, në të cilin kanë mbetur të vdekur gruaja dhe fëmija e tij.
Edhe pse kontrolluesi është arrestuar dhe është vendosur në paraburgim mbrojtës, karakteri i aktorit nuk është në gjendje që ta lërë me kaq këtë ndodhi.
Ndërkohë, pas episodit të fundit “Salvation” në vitin 2009, 67 vjeçari këtë verë po rikthehet në franshizën e Terminator me modelin e ri T-800 Guardian. /Telegrafi/