Arnold Schwarzenegger, Abigail Breslin dhe Joely Richardson do të shfaqen në një film të ri horror që ka tematikë zombit.
Filmi i titulluar “Maggie” ndjek tregimin për një tinejxhere (Abigail Breslin), e cila pas infeksionit dalëngadalë shndërrohet në një kanibale zombi.
Babai i saj (Arnold Schwarzenegger) përkundër të gjithave vendos t’i qëndrojë pranë vajzës së tij në momentet më të vështira.
Regjinë e ka bërë Henry Hobson, ndërsa premiera e filmit me buxhet të vogël (rreth tetë milionë dollarë), është caktuar për 8 maj. /Telegrafi/