Telegrafi

Schwarzenegeer në mesin e shumë yjeve botërore që e përcollën meçin Joshua-Klitchko (Foto)

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitchko janë ndeshur sonte në stadiumin legjendar londinez të Wembleyt.

Pos futbollistit shqiptar, i cili luan për kombëtaren zvicerane, Xherdan Shaqiri, në duelin e vitit kanë qenë prezent edhe yje të tjera botërore.

Lexo po ashtu Edhe Shaqiri në duelin mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitchkos (Foto)

Në mesin e tyre ishte edhe aktori hollivudian Arnold Schwarzenegeer, këngëtari Jay-Z si dhe ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Rio Ferdidand, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në shkallët e stadiumit që ishte i mbushur me mbi 90 mijë shikues ishte prezente edhe bashkëshortja e Klitschkos, aktorja Hayden Panettiere.

Kujtojmë se dueli ishte i vlefshëm për kategorinë e rëndë dhe bëhej fjalë për tre tituj IBO, IBF dhe WBA. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kush e ka të dashurën më të bukur - Wladimir Klitschko apo Anthony Joshua (Foto)