Telegrafi

Schutz: Merkel është e përkushtuar në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është tërësisht është e përkushtuar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz në takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Rusçi.

Ambasadorja tha se në periudhën e ardhshme Gjermania do të vazhdojë të mbështes rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jam e lumtur që punova në një vend të mrekullueshëm me perspektivë evropiane. Gjermania do të vazhdojë të mbështes rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa edhe kancelarja Merkel tërësisht është e përkushtuar në këtë proces”, tha Schutz./Telegrafi/