Telegrafi

Schulz i ashpër me BE-në dhe Beogradin për qëndrimet e tyre ndaj luftës në Ukrainë

Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz në Samitin e Ballkanit Perëndimor, tha se në këtë botë multipolare, Evropa duhet t’i jep një përgjigje Bashkimit Evropian.

“BE-ja është e përqarë. Pjesët tjera të botës janë shumë të bashkuara. BE-ja kurrë më shumë nuk kanë pasur mundësinë që ta kenë një udhërrëfyes. Përqarja e vendeve të BE-së po e dobëson bllokun. I mbështes të gjitha vendet që dëshirojnë ta kenë një reformë”, tha Schulz.

Schulz tha se ky mosreformim i BE-së, që shmang konceptin që vendet e vogla nuk mund të reformohen, atëherë zgjerimi i BE-së në 30 apo 31 vende do të dobësojë.

“Më shumë se kurrë BE-ja duhet t’i plotësoj premtimet e veta. Kjo e shkatërron kredibilitetin e BE-së. Po të ishte Rusia demokraci, atëherë Ukraina kurrë nuk do të sulmohej dhe e njëjta po ndodh në Beograd me presidentin Vuçiq”, u shpreh Shculz. /Telegrafi/