Telegrafi

Scholz: Rusia nuk do të mund të ruaj kapacitetet ushtarake që i kishte para luftës, për shkak të sanksioneve të vëna nga Perëndimi

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se Rusia nuk do të mund ta ruaj kapacitetin ushtarak, për shkak të sanksioneve të vëna nga Perëndimi.

Ai theksoi se këto sanksione janë dëshmuar si shumë të suksesshme dhe se do ta ngadalësojnë ekonominë ruse për dhjetëra vite, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Adoleshenti që ndihmoi ushtrinë ukrainase të shkatërrojë kolonën e mjeteve ushtarake ruse, me dron i lokalizoi dhe siguroi koordinatat

“Rusia nuk do të mund të ketë progres, në aspektin ekonomik e teknik. Kjo tashmë është e qartë dhe një problem serioz për Rusinë”, tha Scholz gjatë një konference të mbajtur në Lituani.

Scholz ka shtuar se edhe nëse Rusia keqpërdor importimin e mallrave civile për nevoja ushtarake, Moska nuk do të mund të ruaj aftësinë ushtarake në nivelin që ka qenë para luftës në Ukrainë – kjo për shkak të sanksioneve të vëna ndaj saj. /Telegrafi/