Agresioni në Ukrainë, së bashku me sanksionet kundër Rusisë, është një rrezik për ekonominë gjermane, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Mbretin Abdullah II të Jordanisë.
“Ne duhet të kuptojmë se kjo luftë në Ukrainë gjithashtu sjell sfida për ne në aspektin e pasojave ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz të martën në Berlin.
Disa vende po shprehin shqetësim për sigurinë ushqimore për shkak të mungesës së dërgesave nga Rusia dhe Ukraina, tha Scholz.
“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia jonë të kalojë mirë në këto kohë të vështira”, shtoi ai.
Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë, raporton cnn.
Scholz dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”. Scholz përsëriti gatishmërinë për bisedime rreh përfundimit të luftës.
“Një recesion po bëhet më i mundshëm. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë reduktojnë ndjeshëm perspektivat ekonomike të Gjermanisë”, tha në një deklaratë Instituti për Kërkime Ekonomike ZEV.
Instituti theksoi “rënien më të madhe të pritjeve ekonomike ndonjëherë” për Gjermaninë. /Telegrafi/