Kancelari gjerman, Olaf Scholz kritikoi sërish politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai kësaj u ndal tek propozimi amerikan që vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën të lidhej me qasjen në burimet natyrore të atij vendi.
“Ukraina është sulmuar dhe (Gjermania) po e ndihmon në mënyrë që mos të paguaj më vonë për këtë. Ky duhet të jetë qëndrimi i të gjithëve”, tha shefi në largim i qeverisë gjermane, duke iu referuar mbështetjes ushtarake gjermane për Ukrainën në mbrojtje kundër Rusisë.
“Kjo kërkesë do të ishte shumë egoiste, shumë egocentrike”, tha ai pas një samiti joformal të BE-së në Bruksel, shkruan bloomberg.
Ndërkohë, Kievi ka sugjeruar se mund të jetë i hapur për një këmbim të tillë. Ukraina ka disa nga rezervat më të mëdha të burimeve strategjike në Evropë, “dhe mbrojtja e Ukrainës do të thotë gjithashtu mbrojtje e këtyre burimeve”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Këto burime mund të forcojnë shtetin tonë dhe partnerët tanë – ose Rusinë dhe aleatët e saj”, tha lideri ukrainas.
Scholz tha se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mbajtur marrëdhënie të mira me Washingtonin, duke theksuar se SHBA-ja është aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë. /Telegrafi/