Telegrafi

Scholz: Gjermania e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Vilnius të Lituanisë, se Gjermania është e gatshme të rrit misionin e saj ushtarak në Lituani si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

“Jemi të gatshëm të rrisim angazhimin dhe të zhvillojmë”, shtoi Scholz para gazetarëve pas takimit me presidentin lituanez Gitanasom Nausedom dhe kryeministrin e Estonisë.

Lexo po ashtu Zelensky: Në Severodonetsk po vendoset për fatin e pjesës lindore të Ukrainës

Kancelari gjerman u shpreh i gatshëm që të mbrohet çdo centimetër i territorit të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai premtoi se numri i ushtarëve gjermanë në Lituani në kuadër të NATO-s, do të rritet nga 1000 në 1500. /Telegrafi/