Telegrafi

Scholz: Ekziston konsensusi me Zelenskyn, që armët perëndimore të mos përdoren për sulme brenda territorit të Rusisë

Kancelari gjerman Olaf Sccholz ka thënë gjatë një interviste dhënë për Bild, se ekziston një konsensus me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që armët e perëndimit të mos përdoren për sulme brenda territorit të Rusisë.

I pyetur për marrëveshjen me presidentin Zelensky, që armët perëndimore do të përdoren vetëm brenda territorit të Ukrainës dhe se me to nuk do të sulmohet Rusia, Scholz tha: Ekziston një konsensus për këtë”, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, kancelari gjerman reagoi ndaj deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin se “Rusia kërcënohet nga tanket gjermane”.

Lexo po ashtu Zelensky ua merr shtetësinë ish-politikanëve: Po pastrojmë vendin nga ndikimi rus

Scholz tha se “Fjalët e tij janë një lloj krahasimi absurd historik me të cilat po tenton të arsyetojë sulmin e tij ndaj Ukrainës. Por kjo luftë nuk mund të arsyetohet. Rusia po zhvillon një luftë të pamëshirshme kundër Ukrainës”.

Ai madje shpjegoi parimet mbi të cilat Gjermania po i ofron ndihmën ushtarake Ukrainës.

“Së bashku me aleatët tanë po i dorëzojmë tanket në Ukrainë në mënyrë që të mund të mbrohen. Me kujdes kemi analizuar çdo dërgesë të armëve, jemi koordinuar ngushtë me aleatët tanë, para se gjithash me SHBA-të. Një qasje e tillë e përbashkët parandalon eskalimin e luftës”, shtoi Scholz. /Telegrafi/