Olaf Scholz dhe presidenti rus, Vladimir Putin folën në telefon për një orë pasditen e sotme, ka thënë një burim i qeverisë gjermane.
Kancelari gjerman dhe diktatori rus folën për herë të fundit drejtpërdrejt në dhjetor të vitit 2022, njoftoi burimi.
Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e telefonatës, shkruan skynews.
Është e vështirë të vlerësohet rëndësia e bisedës derisa të dimë më shumë për atë që u diskutua në të vërtetë.
Megjithatë, kjo vjen mes spekulimeve në rritje se një presidencë e Trumpit në SHBA mund të çojë në negociata për t’i dhënë fund luftës.
Gjermania, aleati kryesor evropian i Ukrainës, aktualisht po përballet me trazira të brendshme, ndërsa koalicioni i qendrës së majtë është dobësuar dhe lideri i opozitës, Friedrich Merz po synon postin e kancelarit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/