Telegrafi

Schick te Juventusi në janar

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Patrik Schick do të bashkohet me Juventusin në janar. 

Sulmuesi kishte një marrëveshje me Juven, por që dështoi pasi lojtari nuk i kaloi testet mjekësore.

Pas tij tashmë janë vënë Inter dhe Roma, por çeku dëshiron t’i bashkohet vetëm Juventusit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Schick e do vetëm Juven dhe të dy palët janë të lumtur që lojtari do të qëndrojë te Samp deri në vitin 2018.

Kjo gazeta shkruan se lojtari mund të bashkohet në janar me Bianconerët.

Schick ka marrëveshje me Juven, por i duhet që përsëri të arrijë marrëveshje me Sampdorian. /Telegrafi/